Vjedhja e 700 milionë lekëve të postës së Durrësit, Apeli lë në burg ish-drejtoreshën Elisabeta Mataj

Vjedhja e 700 milionë lekëve të postës së Durrësit, Apeli lë në burg ish-drejtoreshën Elisabeta Mataj

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit, Elisabeta Mataj, e akuzuar për vjedhjen e 700 milionë lekëve nga fondi i pensioneve dhe ndihmës ekonomike për shtresat në nevojë. Në masën e arrestit në shtëpi u lanë dy ish-vartёset e saj, ish-arkëtarja Paola Danaj dhe ish-shefja e financës, Valbona Duni. Pavarësisht pretendimeve të të dyshuarave, Apeli ka vlerësuar se duhet të qëndrojnë në masa shtrënguese, për shkak se ka dyshime të arsyeshme, të bazuara në prova, se Mataj dhe ish-vartёset e saj janë të implikuara në vjedhjen e shumës së madhe të parave, e cila deri më tani nuk dihet se ku ka përfunduar.