“Me këtë model qeverisje nuk ecet më”/ Protestat masive, aktivisti Tepelena: Rama, autogol me ‘Albania Files’

“Me këtë model qeverisje nuk ecet më”/ Protestat masive, aktivisti Tepelena: Rama, autogol me ‘Albania Files’

Aktivisti Andi Tepelena ka kritikuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për mënyrën se si po zhvillohen projektet dhe ndryshimet ligjore në vend. Duke komentuar librin rozë “Albania Files”, Tepelena e cilësoi atë si një “autogol” të kryeministrit, duke pretenduar se janë shkelur procedurat e parashikuara nga legjislacioni shqiptar. Ai ngriti gjithashtu pretendime për mënyrën e hartimit dhe miratimit të projekteve, duke deklaruar se kryeministri mund t’i paracaktojë ato përpara ndryshimit të legjislacionit. “Rama dhe qeveria e tij prodhojnë nga një skandal përditë, se e shikon Shqipërinë si një parcelë. Patjetër që Albania Files është një autogol. Ka shkelur procedurat e legjislacionit shqiptar. Ai mund të ketë një grup okultësh këshilltarësh. Ai paracakton projektet para se të ndryshohet edhe ligji. Psh ligji për zonat e mbrojtura...