Përfundon pas 4 orësh takimi i Ramës me kryetarët e bashkive në Kuç të Vlorës

Përfundon pas 4 orësh takimi i Ramës me kryetarët e bashkive në Kuç të Vlorës

Ka përfunduar pas katër orësh takimi i thirrur nga Kryeministri Edi Rama në Kuç të Vlorës këtë të mërkurë, ku në qendër të diskutimeve me kryetarët e bashkive ishte reforma e re administrativo-territoriale. Në këtë mbledhje u shqyrtua drafti që parashikon reduktimin e numrit të bashkive në 46 dhe riorganizimin e hartës vendore. Në takimin e sotëm morën pjesë disa kryebashkiakë, ndërsa Rama shoqërohej nga bashkëkryetari i Reformës Territoriale, Arbjan Mazniku. Po ashtu i pranishëm në takim ishte edhe ministri Ervin Demo. Ndërkohë, vendi është përfshirë nga protesta duke kundërshtuar propozimin e Partisë Socialiste për Reformën Territoriale. Gjatë mbledhjes ka pasur diskutime të ndryshme mbi reformën dhe ndryshimet e propozuara në hartën e bashkive. Kryetarët e bashkive që parashikohet të mos jenë pjesë e hartës...