20 këshilltarë të Divjakës firmosin kundër bashkimit me Lushnjën: Pezulloni çdo procedurë!
20 anëtarë të Këshillit Bashkiak të Divjakës kanë dalë kundër çdo nisme për shkrirjen e bashkisë me Lushnjën, duke kërkuar pezullimin e procedurave dhe zhvillimin e konsultimeve të plota me qytetarët. Përmes një shkrese drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, Presidentit Bajram Begaj, kryeministrit Edi Rama, ministrit Ervin Demo dhe Komisionit të Posaçëm, këshilltarët kanë shprehur kundërshtimin ndaj ndryshimit të statusit të Bashkisë Divjakë. Shkresa është publikuar në rrjetet sociale nga deputeti i PD-së Luan Baçi dhe sipas saj këshilltarët kërkojnë që çdo procedurë për bashkimin me Lushnjën të pezullohet deri në zhvillimin e një procesi të plotë konsultimi publik. Ata kërkojnë gjithashtu që të bëhen publike kriteret mbi të cilat po hartohet reforma administrativo-territoriale, duke theksuar nevojën për respektimin e autonomisë vendore dhe vlerësimin...
Burimi:
gijotina.com