Grabitja e 4.6 milionë eurove në Rinas, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Saimir Çelës

Grabitja e 4.6 milionë eurove në Rinas, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Saimir Çelës

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ankimin e Saimir Çelës, i dënuar për grabitjen e 4.6 milionë eurove në Rinas. Çështja nuk do të kalojë për shqyrtim në seancë plenare. Çela kishte kundërshtuar, ndër të tjera, një përgjim ambiental të regjistruar në paraburgim pas arrestimit. Në përgjim, ai dëgjohet duke i thënë të arrestuarit tjetër, Renaldo Sulaj: “Çfarë tersi, e dija”. Sipas Kushtetueses, biseda tregonte se dy të arrestuarit kishin dijeni për arsyen e ndalimit të tyre. Në vendimin e saj përmenden edhe 508 telefonata të kryera nga Çela me dy persona të tjerë të përfshirë në grabitjen e vitit 2019. Një tjetër provë e marrë në konsideratë ishte dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Alkond Bengasi. Ai ka rrëfyer për hetuesit detaje mbi mënyrën se si ishte...