“Këshilli Bashkiak i Bashkisë Divjakë, ka marrë vendimin unanim…” / Reagon, Baçi: Është për t’u përshëndetur

“Këshilli Bashkiak i Bashkisë Divjakë, ka marrë vendimin unanim…” / Reagon, Baçi: Është për t’u përshëndetur

Deputeti i PD-së, Luan Baçi ka publikuar vendimin unanim të marrë nga Këshilli Bashkiak i Divjakës, kundër shkrirjes së bashkisë së tyre dhe bashkimit me Lushnjen. ‘Këshilli Bashkiak i Bashkisë, si përfaqësues dinjitozë të banorëve të Divjakës, me përgjegjshmërinë dhe përkushtimin për Divjakën e tyre, ka marrë vendimin unanim, me të gjitha votat e socialistëve dhe demokratëve, kundër shkrirjes së bashkisë së tyre dhe bashkimit me Lushnjën’, shkruan deputeti Baçi në reagimin e tij. Reagimi i plotë: Divjaka Bashki!Banorët e Divjakës, pa dallime bindjesh politike, demokratë, socialistë dhe pa parti, janë prej ditësh në protestë, duke kundërshtuar projektin e Partisë Socialiste për shkrirjen e Bashkisë Divjakë me atë të Lushnjës. Sot, Këshilli Bashkiak i Bashkisë, si përfaqësues dinjitozë të banorëve të Divjakës, me përgjegjshmërinë dhe...