Më shumë se 4 orë, mbyllet takimi i kryeministrit Rama me krerët e bashkive në Kuç të Vlorës! Zbardhen diskutimet

Më shumë se 4 orë, mbyllet takimi i kryeministrit Rama me krerët e bashkive në Kuç të Vlorës! Zbardhen diskutimet

Pas më shumë se katër orësh diskutime është mbyllur takimi i Kryeministrit Edi Rama me kryetarët e bashkive, sot në Kuç të Vlorës (12 gusht). Gjatë mbledhjes, kryetarët e bashkive kanë paraqitur problematikat dhe sfidat me të cilat përballen njësitë vendore, ndërsa mësohet se është diskutuar edhe mbi mënyrën e organizimit territorial dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve. PS ka propozuar një reformë territoriale ku shkrihen 15 bashki të vogla, të cilat kundërshtojnë projektin. Mbledhja nisi pak pas orës 14:00. Reforma territoriale, ecuria e saj ndër vite dhe nevoja për një administrim më efikas të bashkive ishin ndër çështjet kryesore të trajtuara gjatë takimit. Kryetarët e bashkive që parashikohet të mos jenë pjesë e hartës së re kanë paraqitur opinionet dhe qëndrimet e tyre, duke...