Rama përplaset me kryebashkiakët për hartën e re territoriale. Çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura

Rama përplaset me kryebashkiakët për hartën e re territoriale. Çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura

Katër orë diskutime, tone të ashpra dhe përplasje të drejtpërdrejta mes kryeministrit Edi Rama dhe disa prej kryebashkiakëve të majtë. Mbledhja në Kuç të Vlorës, ku në fokus ishte reforma e re territoriale dhe shkrirja e disa bashkive, është shoqëruar me debate të forta, madje edhe me largime nga takimi. Sipas raportimeve mediatike, përplasja më e fortë është shënuar mes Ramës dhe kryetarit të Bashkisë së Poliçanit, Adriatik Zotkaj. Ky i fundit, i cili prej kohësh ka dalë kundër shkrirjes së bashkisë që drejton, është larguar nga mbledhja pas një debati të tensionuar me kryeministrin. Gjatë diskutimit, Rama i është drejtuar Zotkajt me tone të ashpra: “Ti nuk duhet të ishe fare këtu. Ajo që bëri Poliçani me djegien e kartave ishte një akt paturpësie”....