“Askushi s’e ndjen ma as përgjegjësinë as përkatësinë, por vetëm dëshirën me zhvat e me përfitu”/Zjarret, reagon Koçeku
Deputetja e Pavarur Marjana Koçeku, e cila pak kohë më parë u largua nga Partia Socialiste, ka reaguar sërish për situatën e zjarreve në vend, duke ngritur akuza dhe dyshime për mënyrën se si menaxhohen territoret e prekura nga flakët. Në një reagim në rrjetet sociale, Koçeku ndalet te zona pas fabrikës së çimentos në Krujë, ku sipas saj ndodhen 4-5 gurore të mëdha. Ajo pretendon se kjo zonë ka qenë ndër vatrat kryesore të zjarrit gjatë ditëve të fundit dhe se tre prej tyre vijojnë të jenë aktive. “Jo rastësisht”, shkruan deputetja, duke ngritur dyshime se zjarret mund të lidhen me interesa për shfrytëzimin e mëtejshëm të territoreve. Sipas Koçekut, zjarret në Shqipëri në disa raste mund të kenë shërbyer si mjet për të...
Burimi:
sot.com.al