Zjarri nuk ‘kursen’ asnjë hapësirë/ Flakët rrezikojnë banesat dhe shkollën e fshatit, në Përlat të Mirditës
Një situatë e vështirë raportohet në zonën e Përlatit ne Mirdite, ku një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe të zonës pas përplasjes së telave të energjisë elektrike, të shkaktuar nga era e fortë. Flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara edhe nga kushtet e motit. Në terren po punohet për vënien nën kontroll të zjarrit dhe për mbrojtjen e banesave, ndërsa rrezik paraqitet edhe për shkollën e fshatit. Banorët e zonës janë angazhuar në ndihmë të forcave në terren për përballimin e situatës.
Burimi:
sot.com.al