Publikohen datat e provimeve të vjeshtës/ Çfarë duhet të dinë maturantët për sesionin e dytë
Sesioni i dytë i Maturës Shtetërore dhe asaj Profesionale do të zhvillohet nga 24 gushti deri më 3 shtator 2026. Sipas udhëzimit, të gjitha provimet do të nisin në orën 10:00 dhe kandidatët do të kenë në dispozicion 2 orë e 30 minuta për zhvillimin e testit. Më 27 gusht është parashikuar provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, ndërsa më 3 shtator do të zhvillohet provimi me zgjedhje për Maturën Shtetërore. Në të njëjtën datë, kandidatët e Maturës Profesionale do t’i nënshtrohen provimit të teorisë profesionale të integruar. Në sesionin e vjeshtës mund të marrin pjesë maturantët që kanë mbetur në sesionin e parë, si dhe nxënësit që kanë shlyer provimet shkollore të vjeshtës deri më 7 gusht 2026. Mundësi u jepet gjithashtu kandidatëve të...
Burimi:
sot.com.al