“Sot në Shqipëri, të sëmuresh do të thotë të../ Shëndetësia, Xhixho:Raporti i KLSH-së nxjerr në pah realitetin alarmant
Duke iu referuar një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit, zv.presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, deklaroi të enjten se sistemi shëndetësor në Shqipëri është në kolaps. Sipas saj, në spitalet publike mungojnë pajisjet funksionale dhe barnat, ndërsa diagnostikimi vonohet, duke detyruar qytetarët t’i drejtohen sektorit privat. Xhixho përmendi si raste shintigrafinë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, akseleratorin linear dhe angiografinë në Neurokirurgjinë e QSUT-së, të cilat sipas raportit janë jashtë funksionit, duke e cilësuar këtë situatë si dështim të sistemit shëndetësor. Deklarata e plotë e Xhixhos: “Shqiptarët paguajnë nga xhepi, ndërsa shteti nuk u garanton as shërbimin, as ilaçin, as diagnostikimin në kohë! Sot në Shqipëri, të sëmuresh do të thotë të luftosh dyfish: njëherë me sëmundjen dhe njëherë me një sistem që...
Burimi:
sot.com.al