74 ditë revoltë, mesazhet përmes pankartave: Përfaqësoni xhepat tuaj, jo Shqipërinë!
Në ditën e 74-t të revoltës kundër qeverisë, qytetarët kanë përcjellë sërish mesazhe të forta përmes pankartave, duke shprehur pakënaqësinë ndaj mënyrës së qeverisjes dhe klasës politike. Mesazhet e protestuesve janë të drejtpërdrejta dhe në fokus kanë qeverinë e Edi Ramës, por edhe thirrjet për vijimin e qëndresës. “Ju përfaqësoni xhepat tuaj, jo Shqipërinë”, shkruhet në njërën prej pankartave, një akuzë e drejtpërdrejtë ndaj qeverisë dhe politikës shqiptare. Ndërkohë, protestuesit kanë kërkuar ruajtjen e unitetit dhe vijimin e revoltës, duke nënvizuar se 74 ditë pas nisjes së saj, qëndrimi i tyre mbetet i pandryshuar. “Qëndroni të bashkuar, mos u lëkundni”, “74 ditë, ditët kalojnë, ne qëndrojmë”, “74 ditë, bulevardi flet”, “Ju përfaqësoni xhepat tuaj, jo Shqipërinë” janë disa prej mesazheve që janë shfaqur gjatë protestës...
Burimi:
gijotina.com