Erion Braçe ngre alarmin: Kush e kontrollon karburantin që u shitet shqiptarëve?
Kur një deputet i mazhorancës ngre publikisht shqetësime për cilësinë e karburanteve që u shiten qytetarëve, institucionet nuk mund të heshtin. Këtë herë nuk është opozita që hedh akuza politike. Është deputeti socialist Erion Braçe, i cili, duke iu referuar një operacioni të Guardia di Finanza në Romë, ka ngritur një pyetje që prek drejtpërdrejt interesin publik: kush e kontrollon realisht cilësinë e naftës dhe benzinës në Shqipëri? Në Itali, Guardia di Finanza zbuloi pika karburanti ku nafta dhe benzina ishin përzier me ujë. Nuk pati rëndësi se kush ishin pronarët. U kryen kontrolle, u morën mostra, u sekuestruan sasi karburanti dhe u nisën procedime penale. Shteti veproi. Po në Shqipëri? A mund t’u thotë dikush qytetarëve se sa kontrolle janë kryer gjatë këtij viti?...
Burimi:
kohajone.com