Qeveria nisi procedurën për anulimin e kontratës koncesionare, MABCO e Pacollit letër ministrit Karakaçi: Të zgjidhim mosmarrëveshjet me negociata
Pak pasi Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nisi procedurat për anulimin e kontratës koncesionare të Aeroportit të Vlorës, kompania ‘MABCO Constructions’ e Behgjet Pacollit ka i ka dërguar një letër ministrit Enea Karakaçi ku e fton për negociata, për të zgjidhur problemin e krijuar brenda 31 gushtit. Në letrën që MABCO i ka dërguar Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, listohen pretendimet që sipas kompanisë së Pacollit nuk qëndrojnë për të çuar në zgjidhjen e kontratës koncesionare. “Në këto kushte, duke vlerësuar se zgjidhja e parakohshme e Kontratës së Koncesionit është e pabazuar dhe nuk përmbush kushtet e parashikuara në Kontratë, kërkojmë që kjo mosmarrëveshje të zgjidhet nëpërmjet negociatave në mirëbesim, pa paragjykuar qëndrimin apo pretendimet e asnjërës palë, në përputhje me nenin 21.1 të Kontratës....
Burimi:
javanews.al