Eurovision ndryshon rregullat: Vendet në luftë s’do të jenë në gjendje ta presin konkursin

Eurovision ndryshon rregullat: Vendet në luftë s’do të jenë në gjendje ta presin konkursin

Konkursi i Këngës në Eurovision njoftoi sot një ndryshim në rregullat e tij, duke përcaktuar se vendi fitues - i cili tradicionalisht pret edicionin pasardhës - nuk mund ta bëjë më këtë nëse është në gjendje lufte. Sipas rregullave të reja, "transmetuesi fitues do të ndalohet automatikisht të presë Konkursin nëse një konflikt i armatosur, një situatë e ndjeshme gjeopolitike ose çdo situatë tjetër ndikon materialisht në sigurinë, mbrojtjen ose stabilitetin e vendit të tij ose rajonit të tij të afërt", thanë organizatorët e Eurovision në një deklaratë./ ANSA.