Kryebashkiakët në Kuç. Po qytetarët ku janë?
Nga Jorida Tabaku Çdo takim për Reformën Administrativo-Territoriale mund të jetë i dobishëm. Por një takim katërorësh, i thirrur nga Kryeministri, nuk mund të zëvendësojë dëgjesat në Kuvend, konsultimin me komunitetet dhe transparencën publike. Bashkia e Tiranës, njësia më e madhe vendore në Shqipëri, nuk u paraqit për t’u dëgjuar në Komisionin Parlamentar. Kur thërret Kuvendi, koha nuk gjendet. Kur thërret Kryeministri, edhe koha gjendet, edhe rruga deri në Kuç nuk është më pengesë. Nga ky takim shqiptarët kuptuan edhe më mirë se kujt i përgjigjen kryebashkiakët: jo qytetarëve që i zgjodhën, por shefit që i përzgjodhi dhe u dha bekimin partiak. Ky është problemi që prodhoi reforma e vitit 2014: territoret u zmadhuan, por pushteti vendor nuk u fuqizua. Bashkive iu dhanë përgjegjësi pa...
Burimi:
syri.net