“Djegia e kartave akt paturpësie”/ Rama përplaset me kryebashkiakun e Poliçanit- Zbardhen debatet edhe me drejtuesit e tjerë

“Djegia e kartave akt paturpësie”/ Rama përplaset me kryebashkiakun e Poliçanit- Zbardhen debatet edhe me drejtuesit e tjerë

Edi Rama VLORË- Reforma Territoriale ka shkaktuar përplasje të forta gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakët socialistë, ku diskutimi për hartën e re administrative ka kaluar në debate të ashpra. Një prej momenteve më të tensionuara ishte përplasja mes kryeministrit Rama dhe kryetarit të Bashkisë së Poliçanit, Adriatik Zotkaj. Sipas burimeve nga mbledhja, Rama i është drejtuar Zotkajt lidhur me protestën e banorëve dhe djegien e testerave të Partisë Socialiste, duke i thënë se një veprim i tillë ishte një akt paturpësie. ''Ti nuk duhet të ishe fare këtu. Ajo që bëri Poliçiani me djegien e kartave ishte një akt paturpësie,'' i është drejtuar kryeministri. Debati mes tyre është përshkallëzuar dhe kryebashkiaku i Poliçanit është larguar nga mbledhja, duke u shprehur se në ka një...