VIDEO/ Tmerr në Minesota, tre anëtarë të një familjeje të vrarë në çerdhe! Viktimat, pronarët e qendrës dhe fëmija i tyre

VIDEO/ Tmerr në Minesota, tre anëtarë të një familjeje të vrarë në çerdhe! Viktimat, pronarët e qendrës dhe fëmija i tyre

Një tragjedi ndodhi të mërkurën në mëngjes (12 gusht) në një qendër kujdesi për fëmijë në Hopkins, Minesota të SHBA-ve, ku dy persona dhe një fëmijë, të gjithë anëtarë të së njëjtës familje, u vranë. Sipas New York Times, autori i krimit ishte një burrë, i cili është midis të vdekurve. Hetuesit besojnë se dy të rriturit që humbën jetën ishin pronarët e qendrës së kujdesit për fëmijë, e cila drejtohej nga shtëpia e tyre. Gjashtë fëmijë të tjerë ishin në qendrën e kujdesit ditor dhe janë të sigurt me familjet e tyre. Shefi Johnson e përshkroi sulmin si një çështje familjare dhe tha se hetuesit nuk besojnë se ka një kërcënim të vazhdueshëm. “Kjo është një situatë e tmerrshme dhe tragjike për çdo komunitet,...