“Piromanët para drejtësisë, të ndëshkohen ashpër”- Lamallari thirrje Prokurorisë për të hetuar zjarrvënësit: Luftë nga ajri dhe toka për të shuar flakët

“Piromanët para drejtësisë, të ndëshkohen ashpër”- Lamallari thirrje Prokurorisë për të hetuar zjarrvënësit: Luftë nga ajri dhe toka për të shuar flakët

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, i ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të reagojnë me gjithë fuqinë e ligjit ndaj piromanëve. Ndërsa lufta nga ajri dhe toka vijon në të gjitha vatrat e zjarrit aktive në vend dhe veçanërisht në parkun e Lurës dhe Krujë, ai kërkon një aksion paralel edhe nga Prokuroria për autorët e zjarreve. Forcat zjarrfikëse, efektivët e Policisë së Shtetit, Forcat e Armatosura dhe strukturat e Emergjencave Civile vijojnë operacionin në terren për përballimin e situatës së krijuar nga zjarri në Parkun Kombëtar të Lurës. Për shkak të temperaturave ekstreme dhe terrenit të vështirë, ndërhyrja po zhvillohet në kushte të vështira, ndërsa operacioni mbështetet edhe nga ajri. Në një reagim të tij, Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari thekson se...