Mirditë/ Zjarr në Perlatin e Sipërm! Flakët përfshijnë masivin me pisha dhe lisa

Mirditë/ Zjarr në Perlatin e Sipërm! Flakët përfshijnë masivin me pisha dhe lisa

Një vatër zjarri është shfaqur pak minuta më parë në fshatin Perlata e Sipërme, në Bashkinë Mirditë. Drejt vendngjarjes janë nisur forcat zjarrfikëse të Mirditës, ndërsa në ndihmë për shuarjen e flakëve janë angazhuar edhe zjarrfikës nga Mati. Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me pisha dhe lisa, ndërsa për shkak të terrenit dhe bimësisë së dendur, flakët paraqesin rrezik për përhapje të mëtejshme. Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm. Forcat në terren po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.