Eklipsi ‘çmend’ kafshët! Nga breshkat që nisin seksin, te gjirafat që ia mbathin të frikësuara…
Eklipset e plota diellore duket se ndikojnë edhe te bota e kafshëve, duke shkaktuar sjellje të pazakonta për shkak të ndryshimit të menjëhershëm të dritës dhe temperaturës. Gjatë eklipsit të vitit 2017 në SHBA, studiuesit monitoruan 17 lloje kafshësh dhe regjistruan 13 ndryshime të ndryshme në sjelljen e tyre. Një prej rasteve më të veçanta u vu re te breshkat e Galapagos. Kafshët, të cilat zakonisht qëndrojnë të qeta nën diell gjatë ditës, nisën të çiftëzoheshin sapo qielli u errësua nga eklipsi. Ndërkohë, gjirafat shfaqën shenja alarmi dhe nisën të vraponin në mënyrë të çrregullt. Gorillat u grumbulluan së bashku, duke krijuar përshtypjen se po përgatiteshin për pushimin e natës, ndërsa disa majmunë lëshuan tinguj të pazakontë. Edhe zogjtë reaguan ndaj errësirës së papritur. Disa...
Burimi:
syri.net