LIVE: Nis spektakli i madh qiellor, eklipsi i plotë diellor po shfaqet

LIVE: Nis spektakli i madh qiellor, eklipsi i plotë diellor po shfaqet

Ka nisur një nga fenomenet më spektakolare astronomike të vitit. Eklipsi i plotë diellor ka filluar të shfaqet, me momentet e para të tij të regjistruara në Rusi. Spektakli qiellor do të vijojë të lëvizë përgjatë zonave të Arktikut, për t’u bërë më pas i dukshëm në Grenlandë. Në vijim, eklipsi do të mund të vërehet edhe në zona të Islandës dhe Spanjës. Edhe Kosova ndodhet në zonën e vëzhgimit të këtij fenomeni, por këtu eklipsi nuk do të jetë i plotë. Nga territori i Kosovës do të shihet një eklips i pjesshëm, pasi Hëna do të mbulojë vetëm një pjesë të diskut të Diellit. Fenomeni pritet të ndodhë shumë pranë perëndimit të Diellit, ndaj për ta ndjekur sa më mirë rekomandohet zgjedhja e një...