Aty ku jetuan dhe krijuan, shtëpitë e Kadaresë dhe Agollit presin gjithnjë e më shumë vizitorë
Veprat e Dritëro Agollit dhe Ismail Kadaresë, dy prej emrave më të rëndësishëm të letërsisë shqiptare, vazhdojnë të tërheqin interesin e lexuesve edhe përtej kufijve të Shqipërisë. Ky interes po reflektohet edhe në rritjen e numrit të turistëve të huaj që vizitojnë shtëpitë-muze të dy shkrimtarëve në Tiranë. Muajt e verës kanë sjellë një fluks më të madh vizitorësh të huaj, të cilët, krahas njohjes me qytetin dhe kulturën shqiptare, janë të interesuar të zbulojnë më nga afër jetën dhe krijimtarinë e autorëve që kanë lënë gjurmë në letërsinë kombëtare. Në mesin e vizitorëve të huaj spikasin veçanërisht turistët francezë, të cilët kanë një lidhje të hershme me krijimtarinë e Ismail Kadaresë, një prej shkrimtarëve shqiptarë më të përkthyer dhe më të njohur ndërkombëtarisht. Vizita...
Burimi:
kultplus.com