Pamje spektakolare nga Dajti, eklipsi i diellit shihet pjesërisht në Tiranë
Eklipsi i plotë diellor, një prej fenomeneve më të rralla astronomike të dekadave të fundit në Evropë, ka dhuruar pamje spektakolare edhe në Tiranë, ku pasditen e 12 gushtit u vëzhgua si eklips i pjesshëm. Adhuruesit e fenomeneve astronomike u mblodhën në zonat e larta të kryeqytetit, veçanërisht në malin e Dajtit dhe kodrat përreth, për të ndjekur këtë ngjarje të veçantë dhe për të fotografuar momentet e rralla të eklipsit. Foto: ATSH Fenomeni u bë i dukshëm rreth orës 19:30, pak para perëndimit të Diellit, duke krijuar një pamje të veçantë në horizont. Pozicioni i lartë dhe pamja e hapur drejt perëndimit ofruan kushte më të përshtatshme për vëzhgimin e eklipsit në Tiranë. Eklipsi ishte i plotë përgjatë një trajektoreje që përfshiu Grenlandën, Islandën,...
Burimi:
kultplus.com