Durrësi feston me këngë e valle, Fest Folk 2026 ndalet në “Taulantia”
Fest Folk 2026 po vijon udhëtimin nëpër qytetet e Shqipërisë, duke sjellë më pranë publikut këngën, vallen dhe pasurinë e traditës kulturore shqiptare. Pas ndalesave në Vlorë, Laç dhe Sarandë, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore u ndal në Durrës, ku në sheshin “Taulantia” artistët sollën një koncert të veçantë me këngë dhe valle popullore. Mbrëmja u shoqërua me ritme, ngjyra dhe energji, ndërsa muzika qytetare dhe folklori shqiptar krijuan një atmosferë festive. Publiku nuk mbeti vetëm spektator, por u bë pjesë e drejtpërdrejtë e festës, duke iu bashkuar artistëve përmes këngës dhe valles. Në skenë u ngjitën 30 artistë, të cilët sollën një repertor të pasur nga tradita e folklorit shqiptar, duke përcjellë përmes interpretimit të tyre vlerat dhe larminë e kulturës sonë....
Burimi:
kultplus.com