SYRI TV/ Të ardhurat rriten, fuqia blerëse mbetet pas, rritja nominale zbehet nga kostoja e jetesës
Shqipëria ngjitet në renditjen e të ardhurave për frymë në Ballkanin Perëndimor, duke u pozicionuar në vendin e tretë, por kur llogaritja bëhet sipas fuqisë blerëse dhe kostos së jetesës, ky përmirësim zbehet ndjeshëm. Rritja e çmimeve të ushqimeve, banesave dhe shërbimeve ka zbehur përfitimin real të rritjes së të ardhurave, duke ngritur pikëpyetje mbi përmirësimin e standardit të jetesës për familjet shqiptare. Në renditjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor për të ardhurat për frymë, Shqipëria ka bërë një kapërcim, por ky përmirësim zbehet ndjeshëm sapo në llogari futet kostoja e jetesës.Dy mënyrat e matjes së Prodhimit të Brendshëm Bruto për frymë japin dy pamje krejt të ndryshme të pozicionit ekonomik të Shqipërisë.Në treguesin nominal, të shprehur në dollarë amerikanë, Shqipëria është ngjitur në vendin...
Burimi:
syri.net