Linjë falas për pensionistët, Ministria e Shëndetësisë publikon numrin ku mund të telefonojnë për këshillim dhe mbështetje!

Linjë falas për pensionistët, Ministria e Shëndetësisë publikon numrin ku mund të telefonojnë për këshillim dhe mbështetje!

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u vjen në ndihmë pensionistëve. Të moshuarit dhe familjarët e tyre kanë tashmë në dispozicion numrin 0800 40 42, ku mund të telefonojnë falas për të marrë këshillim, informacion dhe orientim. Linja e Këshillimit për të Moshuarit është vënë në dispozicion si një shërbim falas për këtë grupmoshë dhe familjarët që kujdesen për ta. Përmes saj, të moshuarit mund të kërkojnë këshillim, orientim dhe mbështetje në momentet kur kanë më shumë nevojë. Numri është bërë publik nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, e cila e prezanton shërbimin si “një zë në dispozicion të të moshuarve”.