Transporti publik kërkon kompensimin për karburantin, operatorët paralajmërojnë reduktim të flotës nëse pagesat nuk disbursohen

Transporti publik kërkon kompensimin për karburantin, operatorët paralajmërojnë reduktim të flotës nëse pagesat nuk disbursohen

Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban kërkon ndërhyrje urgjente nga institucionet për disbursimin e kompensimit të miratuar për muajt mars, prill dhe maj, si pasojë e rritjes së çmimit të karburantit. “Kemi kërkuar përshpejtimin, në mënyrë sa më të shpejtë, të rimbursimit të vlerës prej 50 lekësh për litër për periudhën mars, prill, maj, ku ende operatorët, në këtë moment që ne flasim, nuk janë rimbursuar”, tha kreu i kësaj shoqate, Kostandin Foni. Kreu i kësaj shoqate, paralajmëron se, në mungesë të kompensimit, operatorët do të detyrohen të reduktojnë flotën e mjeteve të transportit publik. “Do të ketë një reduktim, në rast se mosreagimi i institucioneve vazhdon. Reagimi do të jetë në mundësitë financiare që operatorët do të kenë për të nxjerrë flotën e tyre”,...