Shisnin kokainë në lokalin e natës në plazhin e Potamit, e pësojnë pronari dhe punëtori nga Lazarati! Ja çfarë u gjeti Policia

Shisnin kokainë në lokalin e natës në plazhin e Potamit, e pësojnë pronari dhe punëtori nga Lazarati! Ja çfarë u gjeti Policia

Drogë në lokalin e natës në Potam, arrestohen pronari dhe banakieri në Himarë (Video) Policia e Vlorës ushtroi kontroll në një lokal nate në plazhin e Potamit, në Himarë, ku dyshohej se ishte përshtatur për shitjen e lëndëve narkotike. Gjatë ndërhyrjes u finalizua operacioni i koduar “Late-night”, duke vënë në pranga pronarin dhe një prej punonjësve të tij. Gjatë aksionit janë sekuestruar 150 doza kokaine, 8 doza cannabis sativa, një armë sportive, një peshore elektronike dhe dy celularë. Operacioni u zhvillua pas informacioneve të siguruara nga strukturat e Policisë se në një lokal nate në zonën e Potamit shiteshin lëndë narkotike. “Pas verifikimit të informacionit, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë ndërhynë në ambientet e subjektit, ku arrestuan në flagrancë pronarin,...