Vuri në rrezik familjen me 4 anëtarë/ Makina me shpejtësi skëterrë i ndërpreu rrugën mjetit
Një aksident rrugor i ndodhur më 8 gusht, në hyrje të Shkodrës, është bërë objekt denoncimi nga Gentjan Bajraku, i cili udhëtonte së bashku me familjen e tij në momentin e ngjarjes. Sipas Bajrakut, një automjet tjetër ka dalë në rrugë me shpejtësi dhe ka kryer një manovër që e ka detyruar atë të devijojë, duke përfunduar me automjetin në bordurën anësore të rrugës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:10. Bajraku thotë se ka siguruar edhe pamje nga kamerat e sigurisë, të cilat, sipas tij, dokumentojnë lëvizjen e automjetit tjetër para aksidentit. Ai pretendon se drejtuesi i këtij automjeti nuk është ndaluar dhe se ndaj tij nuk është marrë masë administrative. Sipas deklarimit të tij, efektivë të policisë kanë qenë në afërsi të vendit të...
Burimi:
ntv.al