Nuk ka prova, Prokuroria e Tiranës liron Ervis Allën, dyshohet për vendosjen e eksplozivit në banesën e familjes Memishaj!
Prokuroria e Tiranës urdhëroi lirimin e menjëhershëm të Ervis Allës, i arrestuar si i dyshuar për vendosjen e një sasie me eksploziv në hyrje të një banesë në zonën e Dajtit. Akuza e konsideroi të paligjshëm ndalimin e Allës, i dyshuar për shkatërrim prone me eksploziv. Prokuroria e Tiranës thotë se nuk është administruar asnjë provë direkte ose indirekte në adresë të të dyshuarit që të krijojnë dyshimin se ai e ka vendosur lëndën plasëse në shtëpinë e Jakup Memishaj. Ndërsa shtohet se nuk mund të konsiderohet si provë fakti që i ndaluari kishte pasur konflikt me familjen Memishaj për shkak të një minibari, të porositur nga kjo familje në mobilerinë e familjes Alla, informon TCH. Duke ju referuar dëshmisë së Nazmie Myftaraj, policia kishte...
Burimi:
javanews.al