Zjarri në Krujë, evakuohen banorët në lagjen “Abaze”! Flakët rrezikojnë të përhapen drejt banesave

Zjarri në Krujë, evakuohen banorët në lagjen “Abaze”! Flakët rrezikojnë të përhapen drejt banesave

Situatë alarmante po përjeton Kruja, ndërsa vatrat e zjarrit rrezikojnë zonat e banuara. Autoritetet kanë nisur evakuimin e banorëve në lagjen “Abaze” për shkak se flakët që janë aktive rrezikojnë të afrohen drejt banesave. Të ndodhur para këtij rreziku, banorët e lagjes janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre dhe të evakuohen. Sipas raportimeve, flakët po “ushqehen” nga era e fortë dhe bimësia e tharë. Ndërkohë forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve.