Pse ky kompleks të themi se mbrojmë shqiptarët kudo ku ndodhen
Nga Genc Burimi Një gjë nuk duhet lënë pa komentuar me ashpërsinë e duhur, përtej çështjes së lumit Ibër, që Serbia projekton ta devijojë për të martirizuar Kosovën. Aspekti edhe më revoltues, sipas opinionit tim, është kur Beogradi na thotë, nëpërmjet ministrit të tij të Jashtëm, se Shqipëria duhet ta qepë gojën, meqenëse ky lumë nuk kalon nëpër territorin e saj. Dhe nëse Shqipëria guxon dhe flet, ajo, sipas Beogradit, dëshmon në këtë mënyrë se i fryn ëndrrës së Shqipërisë së Madhe. Surrealiste! Por edhe më surrealiste është kur nuk hasim në asnjë deklaratë kundërpërgjigjeje të politikanëve në Shqipëri këto ditë, duke filluar nga Kryeministri, për t’i rikujtuar Serbisë këtë të vërtetë elementare: se ajo ia autorizon vetes, dhe me shumë të drejtë, të shqetësohet...
Burimi:
syri.net