Dyshohet se vodhi rreth 700 mln lekë/ Apeli lë në fuqi masën, ish-drejtoresha e Postës së Durrësit mbetet në burg

Dyshohet se vodhi rreth 700 mln lekë/ Apeli lë në fuqi masën, ish-drejtoresha e Postës së Durrësit mbetet në burg

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Elisabeta Matajn, ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit. Mataj akuzohet për përvetësimin e rreth 700 milionë lekëve. Ndërkohë, për dy ish-vartëset e saj, Paola Danaj dhe Valbona Duni, është lënë në fuqi masa “arrest në shtëpi”. Vendimi i Apelit konfirmon masat e sigurisë të vendosura ndaj tre të pandehurave, ndërsa hetimet për rastin vijojnë.