Zhdukja e 700 mijë eurove të pensioneve e ndihmave ekonomike, Apeli lë në burg ish-drejtoreshën e Postës Durrës!
Nuk ka liri për ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit, që dyshohet për zhdukjen e një shume prej 700 mijë eurosh që ishin të destinuara për pensionet dhe ndihmat ekonomike. Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë la sot (12 gusht) në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Elisabeta Matajn, ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit. Mataj akuzohet për përvetësimin e rreth 700 milionë lekëve. Ndërkohë, për dy ish-vartëset e saj, Paola Danaj dhe Valbona Duni, është lënë në fuqi masa “arrest në shtëpi”, që kishte dhënë më herët Gjykata e Durrësit. Vendimi i Apelit konfirmon masat e sigurisë të vendosura ndaj tre të pandehurave, ndërsa hetimet për rastin vijojnë. Ish-drejtoresha nuk e ka pranuar akuzën, ashtu sikurse dy vartëset e tjera. Disa filmime...
Burimi:
javanews.al