Situatë kritike në Krujë, banorët e ‘Abazes’ evakuohen/ Kreu i PD, Kalaja: Vatrat e zjarrit janë aktive

Situatë kritike në Krujë, banorët e ‘Abazes’ evakuohen/ Kreu i PD, Kalaja: Vatrat e zjarrit janë aktive

Ka nisur evakuimi i banorëve në lagjen “Abaze” të Krujës, ndërsa vatrat e zjarrit vijojnë të jenë aktive dhe situata mbetet e rrezikshme. Lajmin e ka bërë të ditur kreu i PD-së Krujë, Aulon Kalaja, përmes një postimi në Facebook. Sipas Kalasë, banorët janë zhvendosur në rrugë dhe po ndjekin situatën nga afër, ndërsa në zonë ka rifilluar edhe mbështetja nga ajri. Frika kryesore është përparimi i flakëve drejt banesave. Postimi i plotë: Lajm i fundit! Fillon evakuimi i banorëve më lagjen “Abaze” të Krujës! Vatrat e zjarrit janë aktive. Rifillon mbështetja nga ajri! Banorët qëndrojnë në rrugë dhe ndjekin situatën, nëse zjarri përparon drejt banesave të tyre!