Zjarr i madh edhe në Perlat të Mirditës, flakët rrezikojnë banesat dhe shkollën e fshatit!
Një vatër zjarri kritike dhe situatë e vështirë raportohet në zonën e Përlatit ne Mirditë. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të zonës pas përplasjes së telave të energjisë elektrike, të shkaktuar nga era e fortë. Flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara edhe nga kushtet e motit. Në terren po punohet për vënien nën kontroll të zjarrit dhe për mbrojtjen e banesave, ndërsa rrezik paraqitet edhe për shkollën e fshatit. Banorët e zonës janë angazhuar në ndihmë të forcave në terren për përballimin e situatës.
Burimi:
javanews.al