Zjarri në Lurë, Lamallari: Luftë intensive me flakët, zjarrvënësit e qëllimshëm të ndëshkohen ashpër

Zjarri në Lurë, Lamallari: Luftë intensive me flakët, zjarrvënësit e qëllimshëm të ndëshkohen ashpër

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka reaguar për situatën e krijuar nga zjarri në Parkun Kombëtar të Lurës, ku vijon prej ditësh beteja me flakët. Lamallari ka deklaruar se forcat zjarrfikëse, Policia e Shtetit, Forcat e Armatosura dhe Emergjencat Civile po punojnë pa ndërprerje në terren, ndërsa ka kërkuar që autorët e zjarrvënieve të qëllimshme të identifikohen dhe të përballen me drejtësinë. Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari për situatën e krijuar nga zjarri në Lurë: Vijon lufta intensive me flakët në Lurë. Forca të Shërbimit Zjarrfikës, efektivë të Policisë së Shtetit, Forcave të Armatosura dhe Emergjencave Civile, janë në terren dhe po punojnë pa ndërprerje nën temperatura ekstreme. Do të vijojmë me të njëjtën vendosmëri deri në neutralizimin e plotë të...