25 vite nga Marrëveshja e Ohrit/ Hoxha: Të drejtat e shqiptarëve kërkojnë zbatim të vazhdueshëm

25 vite nga Marrëveshja e Ohrit/ Hoxha: Të drejtat e shqiptarëve kërkojnë zbatim të vazhdueshëm

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar këtë të mërkurë, në prag të 25-vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, duke e cilësuar atë si një nga arritjet më të rëndësishme politike dhe diplomatike në historinë moderne të Ballkanit. Në një reagim të gjatë, Hoxha thekson se marrëveshja e nënshkruar më 13 gusht 2001 përcaktoi rrjedhën e zhvillimeve në Maqedoninë e Veriut dhe krijoi bazat për një shtet më demokratik, gjithëpërfshirës dhe multietnik. Sipas ministrit shqiptar, Ohri dëshmoi se konfliktet ndëretnike në Ballkan nuk zgjidhen përmes forcës, por përmes dialogut, kompromisit politik, respektimit të të drejtave dhe ndërtimit të institucioneve që garantojnë barazi për të gjithë qytetarët. “Jo ndarjen, por bashkëjetesën; jo fitoren e njërës palë mbi tjetrën, por kompromisin; jo përjashtimin,...