“Faji i PD-së, garuam në koalicion”- Aleatët e Berishës kundërshtojnë gjobat në KQZ: Përgjegjësia e selisë blu për raportet financiare!
Partia “Bashkimi Liberal Demokrat” (BLD), një prej aleatëve të Sali Berishës në zgjedhjet e 11 majit 2025, ka kundërshtuar në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për vendosjen e një gjobe prej 20 mijë eurosh. BLD kundërshton përgjegjësinë individuale për çështjet që lidhen me raportimin financiar të fushatës. Sipas saj, në zgjedhjet e 11 majit 2025, partitë aleate garuan nën koalicionin “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” (PD-ASHM), i cili ishte subjekti zgjedhor i regjistruar për zgjedhjet. BLD argumenton se, për këtë arsye, përgjegjësia për paraqitjen e raportit financiar nuk mund t’u atribuohet veçmas partive përbërëse të koalicionit. Sipas interpretimit të saj të Kodit Zgjedhor, detyrimi për raportimin financiar i takon subjektit zgjedhor, pra koalicionit, informon “VNA”. Në ankimin...
Burimi:
javanews.al