Situata me zjarret/ 9 vatra aktive, të angazhuar mbi 450 forca dhe 5 mjete ajrore/ Ja zonat më problematike

Situata me zjarret/ 9 vatra aktive, të angazhuar mbi 450 forca dhe 5 mjete ajrore/ Ja zonat më problematike

9 vatra zjarri mbeten ende aktive në vend, ndërsa qindra forca në terren, të mbështetura nga helikopterë dhe avionë zjarrfikës, vijojnë operacionet për izolimin e flakëve. Situata më problematike mbetet në Gurë-Lurë të Dibrës, ku zjarri po luftohet me angazhim të madh njerëzor dhe ndërhyrje nga ajri. Sipas përditësimit të Ministrisë së Mbrojtjes deri në orën 14:00 të kësaj të mërkure, vatrat aktive ndodhen në qarqet Tiranë, Fier, Durrës, Gjirokastër, Dibër dhe Korçë. Në operacion janë angazhuar të paktën 260 forca operacionale dhe 192 efektivë të Forcave të Armatosura, ndërsa nga ajri po operojnë 3 helikopterë të Forcës Ajrore dhe 2 avionë “Air Tractor”. Në Gurë-Lurë vijon një nga operacionet më të mëdha, me mbi 220 forca nga MZSH, Forcat e Armatosura, Policia, bashkia, shërbimi...