Kadastra: Qytetarët mund të marrin online kopje të dokumenteve të pronës
Kadastra: Qytetarët mund të marrin online kopje të dokumenteve të pronës Qytetarët mund të pajisen online me kopje të vërtetuara të dokumenteve që ndodhen në dosjen e pronës së tyre, përmes platformës “e-Albania”, njofton Kadastra Shqiptare. Shërbimi mundëson marrjen e kontratës, planimetrisë dhe dokumenteve të tjera tekniko-ligjore mbi të cilat bazohet regjistri i pasurisë së paluajtshme. Për të përfituar këtë dokumentacion, qytetarët duhet të aplikojnë në “e-Albania” për shërbimin “Kopje të vërtetuara të dokumenteve tekniko-ligjorë në të cilat bazohet regjistri i pasurive të paluajtshme – referencë regjistrimi”. Kadastra bën të ditur se për pasuritë e digjitalizuara dokumentet vihen në dispozicion menjëherë, ndërsa për pasuritë që nuk janë ende të digjitalizuara, dokumentacioni përgatitet dhe vihet në dispozicion brenda pesë ditëve. Sipas institucionit, shërbimi u jep mundësi...
Burimi:
sot.com.al