“Rama kërkon të gjitha pushtetet”, Berisha: Do bëjmë gjithçka për të kundërshtuar ndarjen territoriale
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se opozita do të bëjë çdo përpjekje kundër hartës territoriale të propozuar nga mazhoranca socialiste me 46 bashki. Në një konferencë me gazetarët Berisha citoi qëndrimin e Kongresit të Autoriteteve Rajonale e Lokale një ditë më parë, duke theksuar se qytetarët duhet të vendosin me referendum për fatin e bashkive ku jetojnë “Ka një zhvillim shumë pozitiv në këtë aspekt. Qëndrimi i qartë publik i Kongresit të Autoriteteve Rajonale e Lokale lidhur me ndryshimet e hartës së njësive territoriale në Shqipëri, përcaktohet se karta e këtij Kongresi, e firmosur nga Shqipëria, detyron referendumet, detyron konsultimet”, tha Berisha. Sipas Berishës, shkrirja e 15 bashkive i shërben vetëm një qëllimi, përqëndrimit të pushtetit në dorën e Kryeministrit. “Edi Rama nuk...
Burimi:
vizionplus.tv