I dënuar me 11 vite e 6 muaj burg për vrasje, ekstradohet drejt Kosovës 50-vjeçari
Specialistët e Interpol Tiranës, në bashkëpunim me homologët kosovarë, kanë finalizuar procedurën për ekstradimin nga Shqipëria drejt Kosovës të një 50-vjeçari të dënuar për vrasje. Shtetasi kosovar Anton Allakaj, 50 vjeç, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Pejës, në vitin 2021, e kishte dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Vrasja”. Sipas autoriteteve, nga dënimi i dhënë nga gjykata kosovare, Allakajt i kanë mbetur për të vuajtur edhe 9 vjet e 8 muaj burgim. Pas përfundimit të procedurave ligjore, 50-vjeçari është ekstraduar nga Shqipëria dhe i është dorëzuar autoriteteve të Kosovës për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit. “Specialistët e Interpol Tiranës, si rezultat i bashkëpunimit me homologët, finalizuan procedurën për ekstradimin nga Shqipëria, në Kosovë, të shtetasit...
Burimi:
sot.com.al