Rama nis konsultimet për reformën administrative, në fokus Bashkitë që parashikohet të shkrihen

Rama nis konsultimet për reformën administrative, në fokus Bashkitë që parashikohet të shkrihen

Kryeministri Edi Rama ka nisur sot takimet konsultative për propozimin e reformës së re administrative dhe territoriale. Në takimin e zhvilluar në fshatin Kuç të bashkisë Himarë marrin pjesë disa kryebashkiakë, ndërsa Rama shoqërohet nga bashkëkryetari i Reformës Territoriale, Arbjan Mazniku, ministri Ervin Demo dhe drejtues vendorë të bashkive që parashikohet të preken nga ndryshimet. Propozimi për reformën administrative ndodhet prej rreth tre muajsh në fazën e konsultimit. Procesi është shoqëruar me qëndrime të ndryshme nga njësitë vendore, veçanërisht nga bashkitë që në draftin e ri parashikohet të bashkohen ose të shkrihen. Pas dërgimit të draftit për hartën e re territoriale nga Kuvendi në bashkitë e vendit, në disa prej njësive të prekura janë zhvilluar protesta nga qytetarë, ndërsa kundërshtime janë shprehur edhe nga këshillat...