Konsumoi dy lloje pesticidesh, humb jetën 38-vjeçari
Një 38-vjeçar nga Berati ka humbur jetën në Spitalin Rajonal, pasi u gjet në gjendje të rënduar shëndetësore në banesën e tij. Ngjarja është regjistruar në lagjen “Barrikadë”, ku familjarët e kanë gjetur 38-vjeçarin në gjendje të rëndë dhe kanë njoftuar shërbimin e ambulancës. Ai është transportuar në Spitalin Rajonal të Beratit, ku ka marrë ndihmë mjekësore. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, 38-vjeçari ka ndërruar jetë rreth dy orë pas mbërritjes në spital. Sipas të dhënave të autopsisë mjeko-ligjore, në trupin e tij janë konstatuar substanca helmuese. Nga këqyrja paraprake nuk janë evidentuar shenja dhune në trupin e 38-vjeçarit. Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e plotë të vdekjes. Materialet për rastin do t’i nënshtrohen hetimit për të sqaruar mënyrën...
Burimi:
ntv.al