“Jeta jote kaq e pati”/ Sulmit me thikë ndaj Bajrit në burgun e Fierit, sekuestrohen regjistrat e hyrje-daljeve

“Jeta jote kaq e pati”/ Sulmit me thikë ndaj Bajrit në burgun e Fierit, sekuestrohen regjistrat e hyrje-daljeve

Prokuroria ka zgjeruar hetimet lidhur me sulmin me thikë ndaj Denis Bajrit në ambientet e burgut të Fierit. Në kuadër të hetimit janë sekuestruar regjistrat e hyrje-daljeve të institucionit, ndërsa po verifikohen edhe takimet që Bajri, Aldo Gjini dhe Jurgen Zoto kanë pasur gjatë muajve të fundit. Sipas raportimeve, pritet të merren në pyetje persona që kanë zhvilluar takime me tre të dënuarit, me qëllim sqarimin e rrethanave dhe të dinamikës së ngjarjes. Në hetim janë përfshirë edhe pamjet e kamerave të sigurisë së burgut. Ato po shqyrtohen për të verifikuar lëvizjet e personave të përfshirë, si dhe veprimet e punonjësve të ngarkuar me garantimin e sigurisë në institucion. Sipas të dhënave të hetimit, Jurgen Zoto ka sulmuar me një mjet prerës të improvizuar Denis...