Siguria e Kosovës po rrezikohet nga Serbia? Shefi i KFOR-it shton numrin e ushtrisë
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, është takuar me përfaqësues të Listës Serbe, në një kohë kur kjo parti ka shprehur kundërshtime ndaj tërheqjes graduale të pranisë së misionit të NATO-s nga ura kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Gjatë takimit është diskutuar situata e sigurisë në veri të Kosovës dhe procesi i riorganizimit të trupave të KFOR-it në këtë pjesë të vendit. Sipas KFOR-it, ndryshimet në vendosjen e trupave lidhen me përmirësimin e situatës së sigurisë, ndërsa procesi do të zhvillohet në mënyrë graduale dhe do të përshtatet me zhvillimet në terren. Komandanti i misionit ka theksuar se trupat mund të rikthehen ose të shtohen nëse situata e ardhshme paraqet rrezik për sigurinë në Kosovë apo stabilitetin rajonal. KFOR ka deklaruar gjithashtu se, edhe...
Burimi:
ntv.al