Trump: Ngushticën e Hormuzit e zotërojmë ne, do ta shkatërrojmë Iranin nëse na sfidon
Presidenti Donald Trump ka deklaruar se SHBA-ja ka “kontrollin absolut” mbi Ngushticën e Hormuzit, ndërsa Irani dhe Omani vijojnë negociatat për rikthimin e lundrimit në këtë rrugë strategjike detare. Trump paralajmëroi se SHBA-ja do të përgjigjej ashpër nëse Irani do të sfidonte Uashingtonin. “Tani për tani ne kemi kontroll të plotë të Ngushticës së Hormuzit. Ata nuk e kanë kontrollin, ne e zotërojmë atë”, u shpreh presidenti amerikan para gazetarëve. Ai shtoi se nëse Irani përpiqet të sfidojë SHBA-në do ta shkatërrojmë “Ne do ta shkatërrojmë atë, unë nuk u besoj atyre”, tha Trump. Trump on Iran: I don’t trust Iran. I’m the last person to trust Iran. They’ve lied to me constantly. We have total control over the Hormuz Strait right now. They don’t...
Burimi:
vizionplus.tv